
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Meta, i cili udhëheq degën Guxo në Ferizaj, ka marrë vendim që kjo degë të shuhet dhe të mos e përkrah asnjë kandidat në zgjedhjet nacionale të nëntë shkurtit të vitit të ardhshëm. Kjo, në shenjë pakënaqësie ndaj dy bashkëkryetarëve: Faton Pecit dhe Donika Gërvallës.
Në një prononcim për Insajderin, deputeti Meta ka thënë se dy personat më të padëshirueshëm në ‘Guxo’ Janë Peci dhe Gërvalla, shkruan Insajderi.
“Derisa dy bashkëkryetarët e partisë Guxo kanë filluar dhe janë larguar nga kauza dhe identiteti të cilën ne e kemi formuar partinë, duke mos pasur parasysh interessat e elektoratit të anëtarësisë së partisë, opr duke mëtuar për interesa puro personale të tyre, dega në Ferizaj ka menduar ndryshe. Ka menduar se një qasje të tillë nuk mundet me e përkrah. Duke qëndruar stoik brenda ‘Guxo’, për shkak se ka qena kryesor dega në Ferizaj që ka marrrë formësim kjo parti”, tha ai.
“Nuk toleron qasje të tillë klandestine por e pauzon aktivitetin politik në këto zgjedhje dhe përkrahin në këto zgjedhje, për të vazhduar më tutje me një qasje të tillë”, tha ndër të tjera Meta.
“Kam reagime nga diaspora, nga komunat dhe degët tjera, kam reagime e përkrahje nga anëtarë të tjerë të kryesisë dhe të gjithë mendojnë kështu, por vlerësojnë dikë që mundet me qenë më i heshtur”.
Në njoftimin e bërë nga Dega e Ferizajt është bërë e ditur që s’do të ketë aktivitet për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
“Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik”, thuhet në njoftimin e Degës. /Insajderi.rg/