Më datë 30 mars, Gazeta Insajderi ka publikuar disa ankesa të studentëve të degës “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar Këshillit të Etikës në Universitetin e Prishtinës kundrejt profesor Bekim Bejta.
Pas lajmeve ekskluzive të Insajderit me student të këtij departamenti dhe publikimit të audioincizimit ku dëgjohej Bejta duke ofenduar e kërcënuar studentet, Senati i Universitetit e kishte supsenduar përkohësisht profesorin.
Por studentët duan që Bejta të përjashtohet një herë e përgjithmonë. Të njejtën dëshirë e ka edhe ish-studenti, Egzon Arifi.
Ai në një intervistë ekskluzive për Insajderin ka rrëfyer eksperinecën e tij me profesor Bejtën.
Ku mes tjerash ka deklaruar se pasi që Bejta është suspenduar ai do t’i rikthehet studimeve.