
Aktivistët e Partisë Socialdemokrate gjenden para KEDS-it, ku pritet të zhvillojnë një aksion.
Ky aksion vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 20 milionë eurove për Korporatën Energjetike të Kosovës, për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike në vend.
Këta aktivistë janë parë me pankarta dhe thasë të zi.
Po ashtu në vendin e ngjarjes është edhe Policia e Kosovës.
Për këtë aksion ka njoftuar zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi.
Sipas Kuçit, për këtë aksion do të prononcohet kryetari i partisë, Dardan Molliqaj.
“Sot, me datën 22 dhjetor ( e mërkurë), duke filluar nga ora 14:00, PSD do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës së KEDS-it (ish- KEK).Prononcohet Dardan Molliqaj”, ka shkruar Kuçi.