Me thikë e armë e sulmuan dhe ia grabitën veturën një qytetari, policia arreston dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me thikë e armë e sulmuan dhe ia grabitën veturën një qytetari, policia arreston dy persona

    Insajderi
    07 June 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Komoran, pasi që të njëjti në gjendje të dehur me veturën e tyre, ia kanë bllokuar rrugën një personi tjetër.

    Në raport thuhet se, sipas ankuesit, të dyshuarit kanë pasur thikë dhe armë, të cilët e sulmuan atë dhe ia morën veturën.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar policia./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark