"Vetëm pse të kanë bo padrejtësi, do të votojmë ty”, Lladrovci thotë se po mbështetet nga qytetarët e Drenasit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Vetëm pse të kanë bo padrejtësi, do të votojmë ty”, Lladrovci thotë se po mbështetet nga qytetarët e Drenasit

    Insajderi
    17 September 2025 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se ka qytetarë të cilët thonë se për shkak të padrejtësive që ia ka bërë kryesia e PDK’së, do ta votojnë atë për kryetar të kësaj komune.

    Ai tha se nga puna në terren beson që do ta fitojë edhe mandatin e radhës.

    “Qytetarët e Drenasit janë shumë të vendosur, me aq sa i shoh e i takoj, që na ta arrijmë edhe mandatin e radhës. Qytetarët e vlerësojnë punën, jo vetëm padrejtësisë që më është bërë. Ka edhe prej atyre që më kanë thënë: Vec pse ta kanë bo padrejtë, këna me t’votu ty”, tha Lladrovci në Tëvë1.

    Tutje, ai tha se moskandidimi i tij nga kryesia e PDK’së është vendim shumë i gabum.

    “Veprimi që e ka bo Kryesia e PDK ndaj nesh është i gabum. Kam besu që kryetari i PDK, Memli Krasniqi nuk është aq i pameqëm, sa me vendos për dikë, me nxjerr kandidat dhe me eliminu kandidaturën time. Ka 4 vjet që e kam thënë, se do të vazhdojë edhe për një mandat. Arsyetimet që ata i kanë dhënë janë të pakuptimta”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark