Me kamion drejt Anglisë, kapet familja shqiptare në Holandë, arrestohet shoferi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kamion drejt Anglisë, kapet familja shqiptare në Holandë, arrestohet shoferi

    Insajderi
    11 August 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet holandeze arrestuan një shofer kamioni nga Polonia mbrëmjen e djeshme në Hoek van Holland për kontrabandë të qenieve njerëzore. Mediat holandeze raportojnë se brenda trajlerit ishte një familje nga Shqipëria.

    Kamionisti ishte nisur drejt Anglisë me kamionin e tij. Gjatë kontrollit në dalje të kufirit, qeni i migracionit të Marechaussee diçka nuhati në trajler. Pas kontrolleve rezultoi se brenda kamionit ishin fshehur dy burra dhe një grua, të cilët ishin futur mes një ngarkese me paleta. Ndërkohë, e mbështjellë me një batanije ishte fshehur vajza 4-vjeçare e çifit shqipar.

    Mediat raportojnë se klandestinët ishin ngjitur në rimorkio me ndihmën e shoferit. Aktualisht emigrantët shqiptarë janë ndaluar nga zyrat e emigracionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark