"Më turp se turpi"- KRU Prishtina realizon një operacion të madh për lidhje ilegali të ujit në Prishtinë e Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më turp se turpi”- KRU Prishtina realizon një operacion të madh për lidhje ilegali të ujit në Prishtinë e Lipjan

    Insajderi
    19 July 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ndërmarrë aksione të shumta gjatë ditës së shtunë për të luftuar lidhjet ilegale të ujit në disa pjesë të qytetit dhe rrethinës.

    Një ndër to është realizuar në Veternik, ku inspektorët e ujësjellësit po vazhdojnë kontrollet për të identifikuar lidhjet ilegale të ujit në prona private dhe biznese.

    Në një postim të bërë në Facebook, KRU “Prishtina” tha se çdo shkyçje e paligjshme është shkelje e rëndë ligjore dhe do të trajtohet në përputhje me ligjin.

    Përveç aksionit në Veternik, u gjet edhe një lidhje e paligjshme në Llukar, ku uji po përdorej për ujitjen e oborrit dhe serave.

    Po ashtu, inspektorët e ujësjellësit në Lipjan zbuluan përdorimin e paligjshëm të ujit në fshatrat Janjevë dhe Gushtericë.

    Lidhje ilegale kanë gjetur edhe në lagjen ‘Mati 1’.

    “Prej një këndi në tjetrin, në një ditë të vetme, shumë lidhje ilegale!!! Më turp se turpi!”, thuhet në një nga shkrimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark