×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Me t’vra kënaqesh’, 300 mijë euro fajde – Rrëfimi i dëshmitarit për hetimin ku i dyshuar është kushëriri i Myftiut, Pajazit Tërnava e Milazim Ahmeti

    Insajderi
    14 June 2024 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dëshminë e dhënë në Prokurorinë Speciale të një dëshmitari që thotë se është viktimë e fajdeve. Pretendon që ka borxhe fajdesh deri në 300 mijë euro. Që me raste ka paguar deri 1200 euro fajde mujore. Që është kërcënuar edhe me fjalë si “me t’vra kënaqesh, por kemi me të pru në 5 killa, e pastaj plumb e me t’qu n’vorr” Në këtë dosje po hetohet së paku kushëriri i Myftiut Naim Tërnava, Pajaziti, deri vonë edhe ish-Kryetar i BIK në Fushë Kosovë dhe personi tjetër- Milazim Ahmeti. Në dosje përmend edhe një sërë emrash të tjerë, përfshirë këtu edhe një takim i dëshmitarit me vet Myftiun Tërnava dhe një kanosje kundër tij nga i biri i të parit të BIK-ut, Harisi

    “Kam shkuar që ta falem në xhami… pastaj kemi pirë kafe e jemi ofruar si shokë”, kështu P.B (emër i njohur për redaksinë) e kishte nisur rrëfimin para Prokurores Speciale, Habibe Salihi. Ai u intervistua së paku dy herë në Prokurorie, e herë tjera edhe në Polici. Në Prokurori ka dëshmuar një herë në nëntor 2023 e një herë tjetër në janar të këtij viti.

    Kjo njohje me hoxhën Pajazit Tërnava, që është kushëriri i Myftiut Naim Tërnava, dhe deri vonë edhe Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame (BIK) në Fushë Kosovë, P.B pretendon që e solli deri tek fajdet, tentim-vetëvrasja e kërcënime dhe borxhe afro 300 mijë euro.

    Pajazit Tërnava aktualisht është me pozitë drejtuese në Medresenë “Aluaddin” në Prishtinë dhe merr pagë edhe nga BIK edhe nga Thesari i Shtetit, pasi që punonjësit e kësaj shkolle paguhen edhe nga Ministria e Arsimit.

    Në rrëfimin e këtij dëshmitari të Prokurorisë Speciale (PSRK) i ka treguar Prokurores që po e udhëheq këtë hetim se për afro katër vite kishin pasur raporte të mira me hoxhën Pajazit derisa ai i tha që i janë bllokuar xhirollogaritë dhe se atë po e autorizonte që ta shiste një lokal të shtrenjtë në Prishtinë-lagja “Dodona”.

    Lokali prej 150 mijë euros- si nisi saga e dëshmitarit me fajdet

    Shitja do ti bëhej personit me emrin Arben Gashi. Parakontrata u nënshkrua. 150 mijë euro ishte caktuar çmimi. Një pjesë e parave nga Gashi do të dilnin te dëshmitari P.B.

    “Ne bashkë kemi shkuar tek banaka dhe i kam tërheur paratë e ia kam dhënë Pajazitit në Dorë”, tregon dëshmitari dhe sqaron që paratë nuk u transferuan më përmes bankës, as te ndonjë i afërm i hoxhë Pajazitit, “sepse nuk ka dashur Pajaziti”, tregon ai kur flet për një vlere prej 80 mijë eurosh, dhe dy herë nga 10 mijë.

    Prokurorja Salihi e kishte pyetur dëshmi se a ia dhatë të gjitha paratë pra një herë “80.000€ pastaj dy here. ngа 10.000€ Pajazit Tërnaves?”.

    “Për shumën prej 20.000€ që unë ia kam dhënë Pajazit Termnaves kam dëshmi të incizuar dhe për këtë shumë jam i sigurt se Pajaziti ia ka kthyer Arbenit (Gashit) sepse Pajaziti më tha se është duke me pritur Arbeni dhe kam me ia dhënë këto pare sepse lokalin po ma kthen Arbeni me arsyetimin se lokali është i Myftiut Naim Termnava, por se ka qenë në emrin tim dhe me tha që me tepër ty mos të intereson”, rrëfen ai para Prokurores.

    Por, pse kishte incizuar ai kur po i jepte para cash hoxhës Pajazit Tërnava?

    “Sepse kam filluar me dyshu, qysh kur kam qenë tek noterja kur e ka pyetur Arbenin se a e ke pa lokalin dhe Arbeni është përgjigj nuk e kam parë por po e marrë me marrëveshje me Pajazitin. Por edhe pse kam pas dyshime noterja me tha se nëse ka diçka qe dyshon menjëherë hap rast ne Polici”, tregon ai.

    Dhe, siç pretendon ai, paralajmërimi i noterës do ti dilte i vërtetë. I pyetur nga Prokuroria se a u bënë pagesa tjera pas asaj që i kishte bërë Arben Gashi për lokal, ai tregon se më nuk ka marr pagesat e tjera që duheshin të kryheshin për këtë lokal në lagjen “Dodona”, dhe që Pajazit Tërnava më nuk po i lajmërohej Arben Gashit, dhe ky i fundit fillon, sipas P.B kërcënimet ndaj tij.

    Ai u pyet se a njehej më herët me Arben Gashin, para se ti njoftonte hoxha Pajazit, dhe ai ishte përgjigjur se “më vonë e kam kuptuar se ata ishin njohur kohë më parë”.

    Kur u pyet se pse po e kërcënonte Arben Gashi për një lokal që i takonte Pajazit Tërnavës. Ai i tha Prokurores së “Pajaziti nuk është lajmëruar dhe ka kërkuar nga unë paratë dhe në këtë fazë kemi të bëjë me fajde e jo me shitblerje të lokalit”.

    Sipas dëshmitarit P.B. Arben Gashi që po e kërcënonte jetonte në Zvicërr e herë pas here edhe në Kosovë, por kjo distancë nuk do ta ndalte që të i merrte këtij dëshmitari para.

    Ai i thotë Prokurores Salihi se pas kërcënimeve Arben Gashit “herën e parë ia kam dhënë 20.000€ në restorant Universitet në Vermicë, paraprakisht me ka kontrollu me qellim qe ta vërtetoj nëse jam duke incizuar. shumen ia kam dhënë në dorë, prej këtyre parave 10.000€ kam pas të miat ndërsa 10.000€ tjera i morra nga nga djali borxh, pas kësaj ta kam dhënë edhe 20,000 tjera Arbenit sek HIP në Prizren, as këtu nuk kam incizuar sepse me ka kontrolluar ndërsa 7.000€ ia kam dhënë një personi nga Gjakova për të cilin me thirri Arbeni ne telefon dhe me tha ta dërgoj me person nga Gjakova me emrin “Luzi”, aty kam qenë me telefon duke incizuar dhe pasi u është has me grusht ma ka marrë telefonin dhe ma ka thyer, dhe më ka thënë edhe një herë ndodh kjo kam me ta mbyt djalin”. Kishte treguar ai

    Duke shtuar se në lokalin ku i biri i tij punonte si kamerier “shpeshherë i kanë shkuar njerëz to Arbenit”.

    Takimi me Myftiun Naim Tërnaa e kanosja e pretenduar e djalit të tij, Harisit

    Ai i tregon Prokurores se kërcënimet në një pjesë të mirë të rasteve i ka incizuar “dhe i kam prezantuar në Polici kur jam takuar në Dardani tek hyrja e banesës se Pajazit Tërrnavës ku i njëjti më ka thënë se nuk bënë me përmend në prokurori se ka të bëjë me fajde”.

    P.B thotë se e ka pyetur pse të mos përmendet që kjo qenka punë fajdesh?

    “…për shkak se rrezikohet puna e Myitiut Naim Tërrnava e kështu rrezikohesh edhe ti pastaj unë e kam thirr Myftiun Naim Terrnaven në telefon dhe i kam thënë e kam një hall të madh du me u taku me ty, ai më ka thëne të thirri”, tregon ai për kontaktin me Myftiun Naim Tërnava.

    “…unë i tregova qe ka te beje me një lokal dhe me Pajazitin, ai nuk më është përgjigjur, por pas një jave më është përgjigj Haris Ternava (i biri i Myftiut Tërnava) dhe me ka thënë çfarë pune ki me babin tim Naimin, dhe për gjithçka ti duhesh mu taku me mu një herë”.

    Ai tregon se ishte takuar me të birin e Myftiut, Harisin në një lokal afër konvikteve.

    “…me Haris Terrnavën ku prezent ka qen edhe komshiu im K.F.  që kishte raporte me Pajazit Terraven. Harisi erdh në tavoline dhe tha çka ki me babën tim? Unë ia shpjegova gjithë ngjarjen dhe se dua ta hapi rastin në Polici. Ai me tha nuk bënë kurrsesi me hap rast pa fol me Myftiun, pasta pas dy javebësh me ka thirr Harisi dhe me ka thënë eja të takohemi ne Mytriun”, tregon dëshmitari para Prokurorës Speciale dhe tutje rrëfen takimin me Myftiun Tërnava.

    “Unë jam takuar me Myftium në lokalin e tyre…e kane një biljardo, prezent ka qenë Mytiu me dy vëllezërit e tij Avdurrahman Terrnava dhe Bes Terava, por para se filloj takimi me ka kontrolluar Harisi në prezencë të dy vëllezërve të Naimit, une pyeta pse po ma bënë këtë kontroll, a tha ”e kemi ligj”, tregon ai se si nisi ky takim

    P.B thotë se ia sqaroi Myftiut Tërnava ngjarjen dhe “i tregova se po paguaj fajde për shkak te djalit të vëllait tënd, dhe se për ta paguar fajden kam hyre ne fajden tjetër dhe jam në probleme të mëdha”.

    Sipas pretendimeve të dëshmitarit Myftiu Naim Tërnava i kishte thënë që personit Arben Gashi i kishte kaluar afati i pagesës për blerjen e lokalit, që me letra ishte i Pajazit Tërnavës dhe se ai dështoi ti paguante edhe 50 mijë euro, sa ishte caktuar çmimi në para-kontratë.

    Por, dëshmitari i Prokurorisë i tregon për hallin që i ka dalë me këtë lokal, dhe pretendon se për shkak që ishte autorizuar për ta shitur këtë lokal, përfundoi në fajde.

    “Unë i tregova që për atë lokal ia kam paguar Arbenit 47.000€. 27.000€ për këtë pagese jam detyruar ti marr fajde tek Milazim Ahmeti”, thotë ai, dhe në dokumente tregohet që në listën e të dyshuarve për këtë hetim edhe ky person – Milazim Ahmeti.

    “Myftiu me tha se ti jap komplet paret, por duhet me prit 2 jave, te njëjtat duhet ti deponesh në konto, pastaj përmes llogarisë ti bartësh tek Arben Gashi, behet fjalë për 100,000 qe i ka paguar Arbeni për lokal, ndersa shumen prej 47.000€ me tha se ti jepi, por duhet me prit 1 muaj ose 2.  Ndërsa mjetet për lokal do te kryhen brenda 10 apo 15 ditëve”.

    Gjate kësaj bisede P.B thotë se e kam njoftuar Myftiun se rastin do ta hapi në Prokuron, “i njëjti ka kërkuar nga unë që mos ta njoftoj prokurorinë për ketë çështje se do ta mbylli këtë rast”.

    Paratë nuk i mori, siç thotë se i premtoi Myftiu Naim Tërnava, derisa i tregon Prokurores Speciale se edhe pse ka tentuar, më Myftiu nuk i është përgjigjur.

    “Pas dy javëve që unë provova ta kontaktoj Myftiun, rastësisht derisa isha në rrugën B. Haris Ternava ma ka bllokuar rrugën me veturën e tij …. dhe me ka kanosur qe nësë në prokurori permendi fajde, ma nuk ki me pas pune me neve por me Sekiraqt”, thotë ai.

    Ai thotë që derisa po priste që të paguheshin paratë që ia premtoi Myftiu Tërnava personi Arben Gashi do ta kontaktonte përmes “Viber” dhe i thoshte që tash ia ka borxh edhe 212 mijë euro, pos atyre prej 47 mijë eurosh që veçse thotë që ia kishte dhënë

    Pasi që e njoftoi që do të hapte rast në Polici, “me nuk me ka kontaktuar as Arbeni e as dikush tjetër nga familja Tërnava”, thotë ai.

    Takimi i dëshmitarit me Pajazit Tërnavën, dhe rasti i kidnapimit në Shqipëri për pllakat e arit

    Prokuroria ka edhe një incizim video dhe zanor të një takimi të dëshmitarit P.B me Pajazit Tërnavën ku ai i tregon këtij të fundit se ka hapur rast në Polici për fajde dhe se ka qenë i kërcënuar nga personi Arben Gashi.

    “ai (Pajazit Tërnava) me tha nuk bënë hiq me përmend fajden, duhet vetëm me përmend punën e skadimit të kontratës, unë thash jo, do te tregoj drejt se kam paguar fajde dhe se jam i dëmtuar dhe i kërcënuar, ai tha kurrsesi nuk bën me përmend këtë sepse unë do ti kompensoj te gjitha, thash jo nuk ka shansa sepse po behet fjale për jetën e familjarëve të mi dhe jetën time, po ashtu i tregova qe edhe Harisi me ka kërcënuar tek rruga B, pastaj Myftiu me tha se do ti jep paret, por paret nuk janë kërkuan, më tha mos fol më përmes telefonit se të thirri unë pas 2 ditëve”.

    Pas 3 ditëve P.B dhe Pajaait Tërnava do të takoheshin. Takimi u incizua dhe ku u bisedua edhe për kanosjen nga i biri i Myftiut Tërnava, Harisi.

    “(Pajaziti) me tha mos shko në polici se me 500€ Harisi e ndreq punën në polici”, thotë ai dhe tregon që brenda këtij incizimi që e ka Prokuroria është edhe një pjesë ku flitet për një rast ku P.B në vitin 2018 pretendon se ka qenë i kidnapuar në Shqipëri siç thotë ai “për shkak se pillakat (pllaka të arit) “kanë qenë të falsifikuara nga Pajaziti derisa kemi paguar shuma të majme për lirimin tim. Po ashtu edhe kjo bisede është e incizuar”, tregon ai.

    I pyetur nga Prokurorja Salihi më vonë për çështjen e pllakave të arit, dëshmitari në janar kishte refuzuar ta sqaronte.

    Gazeta Insajderi ka disa javë që pret përrgjigje nga Prokuroria Speciale për këtë rast, por nga ky institucion nuk kanë pranuar që të japin detaje.

    Dëshmitari për Pajazit Tërnavën: “M’prejte në beseë, kam me t’shkatërru”.

    Ai veçse e kishte hapur rastin dhe thotë pasi që inicio rast në Polici mori një telefonatë nga Pajazit Tërnava. “Në momentin qe kam dale nga objekti i policisë e kam incizimin qe me ka thirr në telefon Pajaziti dhe më ka thënë “M’prejte në beseë, kam me t’shkatërru”.

    Rrëfimin e tij dëshmitari e ka vazhduar duke i treguar Prokurorës Speciale se dyshon që Arben Gashi e Pajazit Tërnava kanë pasur një marrëveshje që ta dëmtojnë dëshmitarin P.B dhe tregon se si nga një vend u rras në vendin tjetër në fjade, gjithjje sipas tij.

    “Prokurorja: Më herët thatë se keni marre fajde diku tjetër për ta paguar shumën prej 47.000€ a mund te na tregoni ku?
    Dëshmitari: Kam marrë tek Milazim Ahmeti dhe tek 2 persona tjerë qe nuk mund te tregoj sepse me ata dy e kam përfunduar”, i thotë ai Prokurores Salihi.

    Si u njoh dëshmitari me Milazim Ahmetin, që pretendon se i pagoi fajde deri 1200 euro muajin?

    Në janar 2024 e kishte pyetur jo Prokurore se tash me kë ke probleme dhe P.B i thotë se “kam problem me persona të Pajazitit që më përcjellin here pas here si dhe dyshoj qe edhe Milazimi Ahmeti është duke me përcjellë. Theksoj qe nga të gjithë te tjerët, Milazim Ahmeti më së shumti më ka kanasur dhe se nga kanosjet e Milazimit kam dashur të bëjë vetëvrasje disa herë, bile një herë gruaja dhe djali im ma kanë heq litarin për shkak të kanosjeve nga Milazimi.

    Por, si u njoftua me Milazim Ahmetin?

    “Jam njohur përmes Pajazit Termaven, kur herë e parë kam shkuar me Pajazitin tek Milazimi për ta marre një veturë me qira nga Milazimi”, tregon ai para Prokurores

    Sipas tij, hoxhë Pajazit Tërnava e kishte njoftuar me personin Milazim Ahemti duke i thënë që “Milazimi jep pare me fajde. Fillimisht me qëllim që ta kthej një shume prej 3.000 Arbent meqë isha i kanosur, në të vërtetë shumën që kisha 7.000€ dhe ti kompleto 10,000 dhe për ato 3.000€ unëe lash peng një veturë Audi A6 dhe i thash se pas 5 ditëve kam pas me ia kthy 3.8006, unë i sigurova 3.800€ me ia kthye Milazimit me qëllim që ta marr veturën time, e kam prish kontratën e shit blerjes që e kemi pasur fiktive me Milazimin, pastaj Milazimi veturën time e ka bart ne emër të lokalit tim, pastaj përsëri kemi bere kontrate me shkrim gjeja se Milazimi po ma kthen veturën”, rrëfen ai sagën me paratë që mori e dha që pretendon se janë fajde.

    “…pas pak kohe meqë i sigurova 5.000€ borxh dhe kisha nevoje edhe për 5.000€ qe isha i detyruar t’ia kthej Arbenit shumen prej 20,000€ e fundit, u detyrova ti kërkoj Milazimit, më tha po, por duhet qe për çdo jave duhet ti paguash nga 500€ dhe ti mund ti vonosh sa të duash. Pastaj unë vazhdova e paguaj nga 500€ ne jave por isha detyruar që prapë të marr pare nga Milazimi qe ti mbylli shumat tjera te personat tjereë, pastaj e kam marre veturën BMË te cilën ma ka llogaritur 16.000€ ku 000€ ia kam dhënë menjeherë pastaj pas një muaj edhe 5.0000 në baze te marreveshjës, pasta tek 5,000€ i fundit nuk mund me ti bo, por ka kërkuar nga une qe çdo muaj nga 5000 derisa te behet shuma e plotë prej 5.000 po ashtu une vec isha duke paguar tutje nga 5000 ne muaj për shumen e pare derisa për mua u be rreth 5.000€ pagese e fajdes ne mua”, tregon ai kalkulimet që sipas tij ishin fajde e pastër.

    P.B thotë se gjitha paratë i ka paguar me para në dorë, por ka pasur rast që ndonjëherë ka paguar me transaksion, permes Western Union “Vetëm përmes Western Union janë diku 7.000 apo 8.000€ per fajde, po ashtu edhe kesh sa kam dhënë”, thotë P.B.

    Dëshmitari për Milazim Ahmetin: “me t’vra kënaqesh…”

    Ai zbulon se si tek personi Milazim Ahmeti, me të cilin thotë se e njoftoi hoxha Pajazit Tërnava ka pasur raste që ka paguar deri në 1200 euro fajde mujore.

    I lodhur nga fajdet, thotë se  “unë  kam kërkuar nga Milazımi te me vras se nuk di çka të beje me vetëm familjen mos ma prek, por i njëjti mu ka drejtuar me fjalët, ‘me t’vra kënaqesh, ni herë kam me të pru ne 5 killa dhe në fund ta jap plumin e t’qoj në vorr”, rrëfen dëshmitari.

    “Më beso që as vet nuk po e di tash se kam borxhe të fajdes dhe kujt i kam borxh sepse deri tash shuma e fajdes ka arrit diku 300.000€”, thotë dëshmitari P.B para Prokurorës Speciale, Habibe Salihu.

    Rrëfimin e tij ai e dërgon kah mbyllja duke pretenduar se, sipas tij “gjitha pasojat mu janë shkaktuar nga Pajazit Ternava dhe nga shoqëria që kam pasur me Pajazitin dhe se shitja e lokalit në mes Pajazitit dhe Arbenit nuk ka qenë qëllimi i shitblerjes, por ka qenë qëllimi që mua te me fusin ne tajde”, thotë ai dhe tregon se edhe noterja e këtij transaksioni i kishte thënë që si është dikush në gjendje që të blej lokal 150 mijë euro pa e parë fare.

    “Sot e kësaj dite unë ndihemi i kërcënuar nga familja Ternava dhe Milazimi (Ahmeti)”, thotë ai në dëshmi.

    Gazeta Insajderi e ka kontaktuar Pajazit Tërnavëm, për ti treguar se në Prokurorinë Speciale është e deponuar kjo deklaratë me këto pretendime kundër jush, por i njëjti nuk ka pranuar që të komentoi duke thënë që “rasti është në procedurë hetimore nuk mundem me u deklaru”./ Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark