“Me u pshurrë more tuj keshë me këta budallë”, Buzhala tallet me Baraliun, pretendentin për analist – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me u pshurrë more tuj keshë me këta budallë”, Buzhala tallet me Baraliun, pretendentin për analist

    Insajderi
    02 January 2023 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pretendenti për analist Bleron Baraliu, ka njoftuar se ka aplikuar për shtetësi amerikane, derisa tregoi se i rodhi një pikë loti faqeve. Ai bëri të ditur se sot do të niset për në Tiranë e Prishtinë, si siç tha ai, gurbetçar.

    Baraliu tha se shtetësia amerikane po i duhet për t’u mbrojtur  nga “tregtarë-flamujsh”. Ky status i tij ka ngjallur reagime.

    Gazetari Berat Buzhala, është tallur me të. Ai tha se është për tu qeshur si si e luan Baraliu viktimën.

    Me u pshurrë more tuj keshë me këta budallë. Edhe kur i shtinë letrat me marrë pasaporta të Amerikës për veti e për familjarë këqyrin me e lujtë viktimën. Do me thanë këta që jetojnë në Prugovc, Çabiq etj. janë me fat, e këta me letra të Amerikës veç mallkimi po i ndjekë, shkroi ai.

    Buzhala ka vazhduar reagimin e tij duke rrëfyer edhe një ngjarje personale.

    “Kallxojke mixha i babës tem për ni vlla të vetin ma të madh. Fukarallak i madh, e tha veç vllau i madh hangke mjaltë në sabah, tjerët bukë e lang. Për mos me lakmu tjerët, kur e rraske lugën e mjaltit në gojë, vllau i madh, i rrudhke kapak sytë, si me hangër krypë. “Hiç lehtë s’pe ki as ti,” tha, i thojsha.”

    Edhe gazetarja Arbana Xharra është shprehur e irrituar nga postimi i analistit, Bleron Baraliu, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Xharra ka thënë se i gjithë statusi i tij është shkruar me propaganda dhe pasaktësi kundër Amerikës, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark