“Me u sillë korridoreve e mos me e pritë kërkush, e dhimbshme”, Memli Krasniqi për vizitën e Gërvallës në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “Me u sillë korridoreve e mos me e pritë kërkush, e dhimbshme”, Memli Krasniqi për vizitën e Gërvallës në SHBA

    Insajderi
    27 January 2025 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë është e dhimbshme që ministren e Jashtme Donika Gërvalla nuk e ka pritur askush në SHBA siç është raportuar

    Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se Ministria e Jashtme duhet të jap sqarime për këtë.

    Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht Gërvalla është përfaqësuese e shtetit, dhe do të ishte e dhimbshme nëse “është sjellur koridorëve”.

    “Është për keqardhje ministrja e Jashtme, zëvendëskryeministrja e shtetit me shku me u sjellë korridoreve e mos me prit kërkush, nuk e di a ka shku me ftesa të thjeshta që i dërgojnë kongresmenë. Kish me qenë e dhimbshme nëse u sill korridoreve. Këta nuk po e kuptojnë që këta nuk janë si individë, janë përfaqësues të shtetit fatkeqësisht. Besoj që është mirë me na jap sqarime Ministria e Jashtme”, ka thënë Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark