Me veshje firmato e makina të shtrenjta - Jeta luksoze e ish-policit që trafikonte kokainë nëpër lokale  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me veshje firmato e makina të shtrenjta – Jeta luksoze e ish-policit që trafikonte kokainë nëpër lokale 

    Insajderi
    09 November 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi që shihni në foto është Lavdosh Metaj, 39-vjeç, ish-efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës. Mësohet se personi në fjalë është dënuar me 5.4 vjet burg nga Gjykata e Sarandës. Gjyqtarja ka dhënë vendim për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vjet.

    Me origjinë nga Fieri, ish-polici është arrestuar më 12 qershor 2021 për shpërndarje kokainë në Sarandë.

    Gjatë kontrollit, 39-vjeçarit iu gjetur me vete 11 doza kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike. Ish-polici që jetonte mes luksit e shiste drogën edhe në ambiente me muzikë.

    Me veshje firmato e makina të shtrenjta/ Jeta luksoze e ish-policit të
    Me veshje firmato e makina të shtrenjta/ Jeta luksoze e ish-policit të
    Me veshje firmato e makina të shtrenjta/ Jeta luksoze e ish-policit të
    Me veshje firmato e makina të shtrenjta/ Jeta luksoze e ish-policit të


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark