"Menxi i bana paret me ble harxhin, por u prish", qytetari nga Rahoveci ankohet për mungesën e energjisë elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Menxi i bana paret me ble harxhin, por u prish”, qytetari nga Rahoveci ankohet për mungesën e energjisë elektrike

    Insajderi
    26 December 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    A.G, (emër i njohur për redaksinë), ka thënë se në fshatin Fortesë të Komunës së Rahovecit, është duke pasur reduktime të shumta të rrymës.

    Sipas tij që katër ditë rrymë kanë vetëm nga pesë minuta dhe ndalet përsëri me orë të tëra.

    “Me menxi i kam ba paret për me ble do harxh, na mbytën krejt, harxhi më është prish. Që katër ditë jemi në këtë gjendje. Tash pas katër orëve na erdh rryma pesë minuta dhe e ndalën sërish. Na rrymë nuk po kemi por fatura po shkon çmimi duke u ngrit tash që po e shoh online, është edhe më lart se muajin e kaluar. Muajin e kalun 37euro fatura këtë muaj që një javë pa rrym 39 euro çka është ka bahet kështu”, tha ai për Insajderin.

    Personi në fjalë ka dërguar edhe faturën në foto, si dhe njoftimin nga KEDS se do ndalet rryma.

    Ditët e fundit, për shkak të temperaturave të ulëta, është rritur konsumi i rrymës, ndërsa institucionet energjetike në vend po apelojnë vazhdimisht tek konsumatorët për kursim.

    Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kanë raportuar për një konsum rekord prej 1.500 megavat në orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark