Zvicra nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në miqësore ndaj Austrisë.
Ky ishte testi i fundit për të dyja kombëtaret, para fillimit të Kampionatit Evropian.
Austriakët kaluan të parët në epërsi në minutën e pestë kur Baumgartner realizoi.
E në minutën e 26-të Widmer barazoi shifrat.
Granit Xhaka ishte startues në këtë ndeshje duke luajtur deri në minutën e 77-të, kurse Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 66-të.