​Me veturën e mbushur plotë armë, shqiptari niset për trafikim në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    ​Me veturën e mbushur plotë armë, shqiptari niset për trafikim në Kosovë

    Insajderi
    20 February 2022 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 34 vjeçar banues në Shoshan të Tropojës, pasi tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, transmeton Insajderi.

    Sipas Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volksëagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

    “Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftim./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark