“Më vinte marre, sikur me pas faj unë” – Flet Ramdan Nishori, burri i vetëm që ka rrëfyer publikisht dhunën seksuale gjatë luftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më vinte marre, sikur me pas faj unë” – Flet Ramdan Nishori, burri i vetëm që ka rrëfyer publikisht dhunën seksuale gjatë luftës

    Insajderi
    19 June 2025 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramdan Nishori, i njohur si i vetmi burrë në Kosovë që ka folur publikisht për përjetimin e dhunës seksuale gjatë luftës, ka ndarë rrëfimin e tij të dhimbshëm.

    Ai ka përshkruar momentin e vështirë kur kishte marrë guximin të kërkonte ndihmë, duke trokitur në derën e një organizate që mbështet viktimat e kësaj forme të dhunës.

    “Qafa nuk ma mbajke kryt. Thojsha: po qëllon dikush i njofshëm e po më sheh. Më vinte turp, më vinte marre, sikur me pas faj unë,” ka thënë ai në T7, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark