×
  • Lajme
  • Insajderi

    Më vranë djemtë për shezlongët, flet Pjetër Gocaj: Çfarë më duhet jeta më

    Insajderi
    27 June 2021 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjetër Gocaj, babai i dy djemve të vrarë mbrëmjen e djeshme në hotelin e familjes Gocaj në Velipojë pas një konflikti me armë, ka folur këtë të dielë për mediat duke treguar se përplasja ka ndodhur për shezlonget.

    “Më kanë vrarë djemtë, kjo që më kanë ndodhur mua të mos i ndodhë askujt”, kështu është shprehur Gocaj, babai i dy djemve të vrarë.

    Ai theksoi se djali i madh i tij ishte me dokumente angleze dhe se kishte ardhur në Velipojë për të investuar.

    “Shezlonget i kam vendosur që në qershor po në sipërfaqen ku i kam pasur vjet. Gjatë qershorit ka filluar ndarja. Unë nuk mund të kundërshtoj asgjë sepse të gjitha janë me dokumente.

    Ne i kemi vendosur shezlonget përpara se të bëhej ndarja nga shteti dhe ishim në pritje kur të vendosej kjo ndarje për të shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kanë ata. Kjo që ka ndodhur mos i ndodhtë më kujt, mua më është fikur dera e shtëpisë.

    Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di që për shezlonge. Më kanë vrarë tek dera e shtëpisë, më kanë vrarë dy djemtë. Çfarë më duhet jeta më. Vitin e kaluar i kam pasur unë shezlongët, këtë vit ia kanë dhënë atij. Ne kemi pritur që të ndahen shezlonget sepse kanë qenë pa u ndarë ende, ata kanë ardhur dhe na vranë në shtëpi.

    Uroj mos t’i ndodhë më kujt se peshën e rëndë të kësaj ngjarje e kam unë mbi supe. Asgjë nuk dimë. Më kanë vrarë djemtë”, tregon ai.

    Gocaj gjithashtu tregon se fillimisht i kanë vrarë djalin e madh, menjëherë dhe më pas ka qëlluar dhe djali tjetër. Pjetri thotë se nuk e ka pritur këtë ngjarje, pasi i ka pasur shok palën me të cilët ka ndodhur përplasja, pra familjen Ferracaku.

    “Ata erdhën dhe qëlluan djalin e madh të parin që ishte me dokumente angleze i cili ka ardhur për të investuar dhe punuar. Pastaj qëlluan edhe djalin tjetër, djali i dytë i ka qëlluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qenë këtu, por nuk kanë ardhur për të folur përderisa kanë ardhur me armë tek dera e shtëpisë. Uroj mos t’i ndodhë më askujt”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark