×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më zgjoi e qara e fëmijës”, Si i shpëtoi imami i Jabllanicës fatkeqësisë natyrore në Bosnje

    Insajderi
    07 October 2024 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Semir ef. Jahiq, imami i xhamisë në Jabllanicë të Bosnjës, fotot e të cilit bënë xhiron e botës dhe u bënë një lloj simboli i tragjedisë në këtë vend, ka folur pas vërshimeve apokaliptike.

    “Ajo që na ndodhi në 24 orët e fundit është diçka që nuk do t’ua uroja armiqve të mi më të këqij. E thash edhe më parë, kam parë shumë filma horror, por nuk besoj se dikush mund ta ketë vënë në skenë dhe drejtuar atë lloj tmerri në formën e asaj që përjetuam atë natë, ne banorët e Jabllanicës dhe unë me ta si imam”, e nis rrëfimin Effendija Jahiq.

    Ai thotë se është e tmerrshme kur shkon për të fjetur normalisht, përgatit për të nesërmen, fëmijën për në kopsht, në shkollë, duke menduar se në dashtë Zoti do të zbardhë një ditë tjetër normale, transmeton Ballkani.info.

    “Pastaj në 40 minuta zgjohesh në një kaos ku uji tashmë po arrin në shtëpi, ku sheh lart në rrugë sheh se ka një rrjedhje të madhe materiali, se shtëpitë janë shkatërruar. Në atë moment as që e dija se ishte e vërtetë, por tani e shihni, shumë njerëz humbën jetën. Kjo është për ne, për Jabllanicën që ka 70 amvisëri, kur 5-6 amvisëri dalin nga puna është e madhe. E theksoj veçanërisht, pyetja është se si do të bëjmë nesër nëse diçka e tillë përsëritet. Në fund të fundit, materialisht, mund të kompensohet lehtësisht, shtëpia do të ndërtohet, por është çështje gatishmërie e njerëzve, guximi për të jetuar përsëri në shtëpi të tilla në një mjedis të tillë, me plagë të tilla nga e kaluara – shpjegon për Avaz eff. Jahiq.

    Ai përshkroi se si filloi gjithçka.

    – Rreth orës një e gjysmë më zgjoi e qara e një fëmije, a dëgjoi kur uji ra në shtëpi, nuk e di, që e zgjoi dhe e trembi, në atë moment gruaja ime tha se përroi na mori veturën. Fqinja e bie ziles duke na thënë se shtëpia e tyre është përmbytur. I kemi pritur në shtëpi, kështu që sido që të ndodhë, në atë moment uji hynte në shtëpi nga dera e ballkonit”, tha ai.

    Tutje ai ka shtuar nga tavani kanë arritur të largohen disi dhe të shpëtojnë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark