Media serbe e xhiron fshehurazi stërvitjen e Shqipërisë në Tiranë, vjen reagimi i Sylvinhos - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Media serbe e xhiron fshehurazi stërvitjen e Shqipërisë në Tiranë, vjen reagimi i Sylvinhos

    Insajderi
    06 June 2025 - 23:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skandal mediatik ka shpërthyer para përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

    Mediumi serb “Kurir” ka publikuar pamje të marra fshehurazi nga stërvitja e Kombëtares shqiptare në Tiranë, duke i shoqëruar me një titull provokues:

    Ky veprim ka ngritur shqetësime për shkeljen e etikës profesionale dhe tentativat për tensionim të atmosferës para ndeshjes.

    Sylvinho reagon qetë ndaj provokimit

    Në konferencën për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, reagoi me maturi ndaj këtij raportimi:

    “Trajneri i Serbisë tha se i ka parë 5-6 ndeshje tona. Edhe ne i kemi parë po aq ndeshje të tyre. Nuk ka asnjë efekt ky raportim dhe ato incizime.”

    Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet me fokus dhe qetësi, pa u ndikuar nga manovrat provokuese jashtë fushe. Gjithçka pritet të zgjidhet aty ku duhet – në fushën e lojës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark