×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Media spanjolle ia “bën bajat” Perezit kritikën për Shqipërinë

    Insajderi
    28 November 2024 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florentino Perez disa javë më parë doli me një deklaratë të pazakontë duke gjetur arsyen se përse lojtari i tij nuk fitoi Topin e Artë.

    Sipas tij, katër shtete ishin fajtore, mes tyre edhe Shqipëria.

    “Rodri është lojtar i madh, ka vlerësimin tonë, por e meritonte Topin e Artë vitin e kaluar, jo këtë vit. Pa votat e gazetarëve nga Uganda, Nambia, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do ta kishte fituar Topin e Artë. Të paktën gazetari nga Finlanda dha dorëheqjen dhe jam mirënjohës”, tha Perez.

    Një reagim ka ardhur së fundmi nga një media spanjolle sa i përket kësaj teme, “Cadenaser”. Më poshtë gjeni shkrimin e kësaj media që i kujton Perez se ditën kur Benzema fitoi Topin e Artë, i pëlqyen votat e Shqipërisë që tashmë e kritikon pasi nuk e ka në favor.

    “Presidenti i Real Madrid ka vënë në pikëpyetje nëse përfaqësuesit e Shqipërisë, Finlandës, Ugandës dhe Nambias, e meritojnë që të votojnë para disa shteteve të tjera. Perez ka përdorur disa argumenta për të shprehur këtë mospajtim të tij me sistemin e votimit të organizuar nga France Football dhe UEFA.

    Indinjata e tij ishte me vende si Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, sa i përket votimeve të tyre. Sipas Perez, nëse këto vende nuk do të votonin, Vinicius do të fitonte Topin e Artë. Nuk duhet të ktheheni shumë kohë më larg për të kujtuar një lojtar të Real Madridit që fitoi Topin e Artë. Dhe në atë votim, votat e këtyre vendeve që Perez përmendi, e bën që të buzëqeshte. Në atë kohë Shqipëria, Finlanda dhe Uganda, i dhanë vlerësimet dhe notat më të larta Benzemas. Sigurisht, në atë moment i pëlqeu pasi i kishte në favor”, shkruan media spanjolle.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark