×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat angleze publikojnë foton e 22-vjeçarit shqiptar që vdiq pas sherrit me thika në Britaninë e Madhe

    Insajderi
    17 May 2021 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Britaninë e Madhe pas plagëve të marra pas një përleshje me thika.

    Sipas mediave angleze, i riu shqiptar që tragjikisht humbi jetën, quhej Armend Xhika dhe ishte vetëm 22-vjeç.

    Ai u godit me thikë gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur në Earl Marshal Road, Burngreave, mëngjesin e së enjtes, 13 maj.

    Sot, Policia e Jorkshirit Jugor ka mundur të identifikojë viktimën ndërsa vazhdon të apelojë që dëshmitarët të paraqiten.

    Sherri i dhunshëm u raportua nga banorët e zonës në rrugën afër Kirton, Pitsmoor.

    Nga sherri një 20-vjeçar tjetër mbeti i plagosur. Ndërsa një 30-vjeçar u arrestua nën akuzën e vrasjes por më pas është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

    Në pranga po ashtu ka rënë një tjetër i ri rreth 20-vjeç i cili akuzohet për plagosje të rëndë po ashtu edhe një vajze iu vunë prangat nën akuzën se ka ndihmuar autorin e plagosjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark