Mediat botërore u ‘çmendën’ nga vetura 50 mijë paundë, rrëfehet 28-vjeçari nga Tropoja: E kam blerë me kredi si çdo shqiptar – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mediat botërore u ‘çmendën’ nga vetura 50 mijë paundë, rrëfehet 28-vjeçari nga Tropoja: E kam blerë me kredi si çdo shqiptar

    Insajderi
    30 October 2021 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selamet Mehmetaj, i riu shqiptar i cili ka qenë kryefjala e mediave botërore pas kamerës së fshehtë të Daily Mail, ka dhënë intervistën e parë, ku tregoi gjithë të vërtetat e tij.

    I njohur ndryshe si “Djalli Shqiptar” dhe “Baroni tropojan i drogës”, 28-vjeçari zgjodhi të prononcohet ekskluzivisht për moderatoren Ester Bylyku në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

    Ester Bylyku: Ajo që ka tërhequr vëmendjen, ka qenë makina jote, e cila kushton 50 mijë paundë. Si ke arritur ta blesh këtë makinë?

    Elamet Mehmetaj: Është e vërtetë. Kam thënë që e kam, nuk po e mohoj, e kam sepse kam punuar shumë për atë makinë. Nuk është e njëjta vlerë sikur e blen të re, pas disa vitesh i ka rënë vlera. Unë nuk kam mundur ta blej të gjithë makinën direkt, se ku t`i marr 50 mijë paundë se janë shumë. Por si çdo shqiptar normal edhe unë kam marrë kredi ta blej atë makinë. Kam ende 20 mije kredi pa paguar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark