Mediat çeke i bëjnë jehonë pesë golave të Rrahmanit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Mediat çeke i bëjnë jehonë pesë golave të Rrahmanit

    Insajderi
    10 June 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albion Rrahmani po tregon formë të mrekullueshme me kombëtaren e Kosovës.

    Në dy ndeshjet miqësore që “Dardanët” i zhvilluan me Armeninë dhe Komoret, sulmuesi shënoi pesë gola – dy kundër armenëve dhe hat-trick kundër Komoreve.

    E kjo formë po u pëlqen çekëve, të cilët kanë lavdëruar paraqitjet e Rrahmanit, i cili luan për Sparta Pragën.

    “Ndërsa ekipi kombëtar çek i futbollit humbi në mënyrë të turpshme ndaj Kroacisë, ekipi i Kosovës ende nuk e ka filluar kualifikimin dhe ka luajtur dy ndeshje përgatitore. Ata i fituan të dyja bindshëm dhe përveç kësaj, një sulmues shumë i njohur për tifozët çekë u shfaq. Albion Rrahmani shënoi dy herë kundër Armenisë për herë të parë dhe disa ditë më vonë shënoi një hat-trick kundër Komoreve”, shkruan media çeke “ruik”.

    Albion Rrahmani kaloi te Sparta verën e kaluar për 5 milionë euro nga Rapidi i Bukureshtit. Te klubi i ri, sulmuesi kosovar pati disa ndeshje të shkëlqyeshme, ndonëse nuk arriti kurrë të ishte në formacionin startues. Kështu, u spekuluar se ai do të largohej dhe klubi do ta shiste me humbje.

    Megjithatë, siç raporton “Ruik”, informacionet e fundit janë kontradiktore dhe duket se Rrahmani do të luftojë nën drejtimin e trajnerit të ri Brian Priske.

    Ky medium thotë se tifozët mezi presin të shohim se çfarë do t’i bëjë Rrahmanit ardhja e trajnerit Priske.

    Rrahmani do të luftojë përsëri për pozicionin numër një me Jan Kuchtan, me të cilin Priske ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por tani që po afrohen ndeshjet e fazës së ligës të Ligës së Konferencës, të dy padyshim do të kenë shanset për t’u dëshmuar. Dhe do të varet nga ata se cili do ta zë vendin e titullarit te Sparta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark