Mediat dhe artistët nga Serbia ankohen për Eurovizionin - Insajderi
×
Kulturë

Mediat dhe artistët nga Serbia ankohen për Eurovizionin

Insajderi
15 May 2016 - 16:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediat serbe kanë ditur gjithmonë të jenë goxha kritike në garat ku merr pjesë edhe shteti serb.

E kur vjen fjala te Eurovizioni, artistët nga Serbia dhe mediat serbe kanë reaguar fuqishëm pasi pritej për përfaqësuesja nga ky shtet të dilte më mirë.

Sanja Vuqiq përfundoi në pozitën e 18-të, ndërsa morri pak pikë nga Bosnja, Sllovenia, Maqedonia, gjithsej 80-të pikë nga audienca dhe shumë më pak nga juria profesionale.

marij

Blic.rs e ka quajtur këtë një vendim jo të denjë, njëjtë sikur komplet sistemin e votimit që ndodhi këtë vit, kur deri në fund nuk dihej fituesi.

Marija Serifovic, fituesja e Eurovizionit, serbja që këndoi “Molitva” në vitin 2007, ka shkruar në Twitter se me këtë sistem nuk do ta shikojë më Eurovizionin. Ajo ka përmendur 12-të pikët e Austrisë për Australinë, diçka që sipas saj tregon mbi politikat e festivalit.

blici

Serbia ka histori të çuditshme në Eurovizion. Serbia e fitoi Eurovizionin që me herën e parë të pjesëmarrjes si shtet pa Malin e Zi, ndërsa vitin e kaluar u radhit në pozitën e dhjetë. / KultPlus.com 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark