Një rekord prej 55,000 emigrantësh ka lënë Gjermaninë vullnetarisht këtë vit – më shumë se dyfishi i të dëbuarve.
E përditshmja gjermane Sueddeutsche Zeitung i ka siguruar të dhënat nga Zyra për Migrim dhe Refugjatë për periudhën janar-nëntor, raporton BBC.
Shumica e migrantëve janë kthyer në vendet e Ballkanit Perëndimor. Emigrantët nga Shqipëria përbëjnë grupin më të madh, prej 15,000 vetash, ndërsa nga Kosova janë kthyer 5 mijë emigrantë.
Në vitin 2015, 890,000 azilkërkues kanë hyrë në Gjermani. Në vitin 2016, Gjermania ka dëbuar 25,000 migrantë.
Ata që arrijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kryesisht nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani.