
Gjatë kohës kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, po qëndron në Shqipëri, mediat greke kanë zbuluar mesazhet e fundit diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në të cilat, kjo e fundit e kërcënon Shqipërinë me bllokimin e anëtarësimit të saj në BE.
Mediat greke raportojnë se kryeministrit, Edi Rama, i është bërë me dije se Greqia është kundër blerjes së dronëve nga Turqia dhe se kjo është zgjedhje kyçe e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Sipas Greqisë, Turqia është duke pasur një qasje revizionize në Ballkan dhe për të qëndruar Shqipëria larg saj duhet kushtëzuar në këtë lloj mënyre.
Ndërkaq, kryeministri Rama para dy dite ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e dronëve ” Bayraktar” nga Turqia. /Insajderi