×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mediat malazeze: Një ushtarak i huaj nga Kosova e informoi Gjukanoviqin se një grup nga një shtet fqinj po i përgatit atentat

    Insajderi
    13 July 2024 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Mal të Zi sot kanë raportuar se ish-presidenti, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar autoritetet malazeze se ka marrë informacione që ndaj tij po përgatitet një atentat.

    Ndonëse institucionet e sigurisë të Malit të Zi s’japin detaje lidhur me rastin, RTCG duke u thirrur në burime të afërta me Milo Gjukanoviq, shkruan se një ushtarak i huaj nga Kosova e ka informuar atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

    Nga kabineti i Gjukanoviqit kanë thënë se institucionet malazeze të sigurisë s’e kanë thirrur fare Gjukanoviqin për ta intervistuar rreth rrezikut të mundshëm.

    “Nuk ka pasur asnjë iniciativë për bisedë nga përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë”, kanë thënë për “Vijesta” nga zyra e Gjukanoviqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark