Mediat në Maqedoni po vazhdojnë të raportojnë për incidentin në Aeoportin e Shkupit.
E gjithë situate nisi diku rreth orës 10:00 të paradites, ku presidentja Osmani po e përdorte aeroportin e Shkupit si tranzit për t’u kthyer në Kosovë.
Mediat maqedonase raportojnë se detektori i vendosur në hapësirat VIP të aeroportin kapi dicka të dyshimtë brenda çantës së presidentes kosovare.
Sigurimi i aeroportit refuzoi me këmbëngulje për kontrollimin e saj dhe kështu edhe filloi acarimi i situatës.
Mbrojtja e afërm në kuadër të presidentes Osmani raportohet se fillimisht kishin ndërhyrë për mos ta lejuar marrjen e çantës personale të presidentes kosovare.
Mediat në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë spekulimet që brenda çantës së presidentes Osmani ka mundur të ketë gjëra të dyshimta, duke përmendur edhe drogë dhe armë.
Disa tituj të mediave atje po shtrojnë pyetje: Çka kontrabandoi Osmani në Kosovë?
Mirëpo, kontrollimi i çantës nuk u lejua edhe me ndihmë të sigurimit personal të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Sic raportohet në vendngjarje kishte shkuar shefi i sigurimit, Sabedin Sinani, e që për të po kërkohet edhe burgim, pasi që po raportohet se ka nxjerrur edhe armën brenda hapësirave të aeroportit të Shkupit.
Ky incident u konfirmua edhe nga Bekim Kupina, këshilltar për media në presidencën e Kosovës.
Derisa, Osmani u kthye sot përmes Aeroportit të Shkupit, pas pjesmarrjes në Lojërat Olimpike verore që po mbahen në Francë.
/Insajderi.org/