Mediat polake: Një atentat ndaj Zelenskyt u parandalua në Poloni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mediat polake: Një atentat ndaj Zelenskyt u parandalua në Poloni

    Insajderi
    24 June 2025 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka parandaluar një atentat për vrasjen e presidentit Volodymyr Zelensky në aeroportin Rzeszow të Polonisë.

    Lajmi është raportuar nga agjencia polake PAP.

    Ky aeroport, i cili ndodhet pranë kufirit me Ukrainën, përdoret shpesh si terminal për udhëtimet zyrtare drejt dhe nga Ukraina.

    Kreu i SBU-së, Vasyl Malyuk, konfirmoi për gazetarët se operacioni për të ndaluar atentatin është zhvilluar me sukses, pa dhënë detaje se kur ka ndodhur ngjarja.

    “Qëllimi ishte eliminimi fizik i presidentit Zelensky në aeroportin e Rzeszow. Ishin marrë në konsideratë disa metoda, përfshirë përdorimin e një droni FPV dhe të një snajperi”, deklaroi ai.

    Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia ukrainase Interfax, një ish-ushtar polak i rekrutuar vite më parë dyshohet se ishte përfshirë në planin e atentatit.

    Malyuk kujtoi gjithashtu se edhe një tjetër përpjekje për atentat ndaj presidentit ukrainas ishte parandaluar vitin e kaluar në selinë e tij në Kiev.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark