Polici Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në vendkalimin administrativ Jarinje dhe është ende në paraburgim, do të lirohet për t’u mbrojtur nga arresti shtëpiak, shkruan “Blic” i Serbisë.
Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital, ku do të monitorohet gjendja e tij e përgjithshme, duke qenë se ka qëndruar gati tri javë në Jarinje, në bazën e Policisë së Kosovës, përcjell Insajderi.
Lirimi i Dejan Pantiqit ishte kërkesa e parë e serbëve nga veriu i Kosovës, të cilët në shenjë proteste ngritën barrikada në disa vende, ku qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.
Kërkesën për lirimin e Pantiqit e ka bërë publikisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë gjithë kohës është në kontakt me bashkëshorten e Pantiqit, Suzana Pantiq.
Pantiq akuzohet për sulm terrorist ndaj zyreve të KQZ-së në veri të Mitrovicës.
Siç thuhet, ky lajm vjen pas bisedimeve të Vuçiqit me përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë që kanë zgjatur gjatë gjithë natës./Insajderi