×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Disa qindra kosovarë kanë shkuar në Bujanoc për vaksinim

    Insajderi
    22 January 2021 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e Kosovës, “përfshirë shqiptarët”, po vaksinohen kundër koronavirusi në Qendrën Shëndetësore në Bujanovac, shkruan gazete serbe “Bujanovaqke novine”.

    Ata arritën në Bujanoc të enjten me dhjetë autobusë nga Ranillugu, Gjilani, Kamenica dhe zona përreth.

    Shqiptarët nga Gjilani, me të cilët pretendon se ka biseduar gazeta, thonë se “erdhën në Bujanoc për t’u vaksinuar sepse nuk ka vaksina në Kosovë, dhe ata e shfrytëzuan rastin që iu ofrua”.

    Sipas drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore, Dalliborka Pavlloviq, “ky institucion shëndetësor u dha hapësirë ​​kolegëve nga Kosova sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë”.

    “Vaksinimi i banorëve nga Kosova këtu është zbatuar për tri ditë dhe po mbaron sot. Unë nuk kam të dhëna se sa njerëz janë vaksinuar sepse koordinatorët e tyre për imunizim janë përgjegjës për këtë, dhe ne vetëm iu ofruam hapësirë” , pretendon Pavlloviq.

    Sipas informacionit jozyrtar të burimeve të gazetës nga Qendra Shëndetësore, “dje kanë arrritë së paku 300 persona nga Kosova”.

    Dy ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “shteti do të duhet të punojë për të mundësuar vaksinimin për qytetarët e Kosovës, duke pasur parasysh problemet me autoritetet e Kosovës, të cilat parandalojnë shpërndarjen e vaksinës”. “Për shkak të kësaj, disa qytetarë nga Kosova do të duhet të vaksinohen në institucionet shëndetësore të Serbisë”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark