Përpos Faton Hajrizit të dyshuarit kryesor për vrasjen dhe plagosjen e një polici serb në Loznicë të Serbisë mbrëmjen e së mërkurës edhe i dyshuari për përfshirjen në kryerjen e krimit rezulton të jetë i arratisur nga burgu, raportojnë mediat serbe.
Z.R, shofer taksie, është arrestuar në Bijelinë pasdite për shkak se i njëjti dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë.
“Z.R është arrestuar në vitin 2019 në një aksion të madh të policisë dhe Prokurorisë Publike për krim të organizuar, si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit i është sekuestruar më shumë se një ton marijuanë. Ai ishte dënuar në Gjykatën Speciale në Beograd me tetë vjet burg, por u arratis pasi gjykata e liroi për t’u mbrojtur me kusht dhe për të nuk dihej me vite të tëra“.
Siç njoftoi sot MPB-ja, në Mlladenoc është vënë në pranga edhe bashkëshortja e tij I.R.
“Ata dyshohen se bashkërisht e kanë rregulluar transportin e të dyshuarit Faton Hajrizi, i cili është në arrati dhe po kërkohet për shkak të dyshimit se ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur kolegun e tij Vjekoslav në Loznicë“.
Sikurse Z.R edhe Faton Hajrizi ishte i arratisur nga burgu.