Mediat serbe: Luftë me revolverë, pronari i ‘Selo Tours’ u vra pranë shtëpisë së tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mediat serbe: Luftë me revolverë, pronari i ‘Selo Tours’ u vra pranë shtëpisë së tij

    Insajderi
    01 October 2020 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi serb “Kurir” është duke raportuar se sonte në Novi Pazar është zhvilluar një luftë me revolver ku si pasojë e saj është vrarë kosovari Selajdin Janjeva, pronari i kompanisë “Selo Tours”.

    Sipas këtij mediumi Janjeva u vra pranë shtëpisë së tij në lagjen Jlija në Novi Pazar, përcjell Gazeta Insajderi.

    Pas të shtëna atentori është arratisu, ndërsa policia është në kërkim të tij.

    Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai u qëllua me armë dhe u plagos në njërin këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani gjuajti disa plumba nga arma dhe vrau Seljatin.

    Sipas informacioneve të pakonfirmuara, vrasjes i parapriu një grindje e ashpër dhe një përleshje gjatë së cilës sulmuesi përdori një armë dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të viktimës që vdiq në vend, shkruan “Blic”. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark