×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Në Kosovë ka filluar aksioni me emrin e koduar “Nderi”

    Insajderi
    09 October 2020 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimet e sigurisë së Serbisë i kanë dërguar kreut të shtetit të Serbisë paralajmërim se “po organizohen provokimet dhe sulmet e shqiptarëve”, pretendojnë mediat serbe.

    “Serbët në Kosovë, veçanërisht ata në enklava, do të jenë shënjestra të provokimeve dhe sulmeve të organizuara nga shqiptarët në ditët në vijim, të gjitha me qëllim të krijimit të paqëndrueshmërisë që do të çonte në bllokim të ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe pengimin e bashkëpunimit me Gjykatën Speciale në Hagë”, pretendon gazeta pro qeveritare serbe “Novosti”.

    “Shërbimet serbe të sigurisë ia paraqitën këtë informacion udhëheqjeve shtetërore dhe ushtarake dhe ai fitoi peshë të veçantë sepse ditët e fundit, lajmet për sulmet ndaj popullatës serbe në Kosovë janë bërë më të shpeshta”, pretendon “Novosti”.

    Sipas kësaj gazete, “liderët shqiptarë në Kosovë që nga fillimi i shtatorit janë duke e zbatuar një aksion me emrin e koduar “Nderi” në mënyrë që të parandalojnë aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtori i tij Kadri Veseli, para Gjykatës Speciale në Hagë”. Përveç presionit dhe përpjekjeve për të diskredituar Gjykatën, e cila duhet të marrë një vendim mbi aktakuzat deri më 24 tetor, qëllimi i tyre është që Kosova të ndërpresë negociatat me Serbinë, sepse nuk dëshiron të diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që konfirmohet edhe nga e deklarata e Kryeministrit të Kosovës Abdullah Hoti i cili ka thënë se “çështja Asociacionit ka mbaruar”, pretendojnë mediat serbe./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark