×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Palmer synon ta zëvendësojë Godfrey si ambasador në Serbi

    Insajderi
    26 February 2021 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari special i Sekretarit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po lobon me të madhe për t’u emëruar ambasadori i ardhshëm i SHBA në Serbi, pretendon gazeta serbe “Novosti” se ka mësuar nga burime diplomatike.

    Shefi aktual i misionit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, është pothuajse në mes të mandatit të tij dhe praktika është që kur një diplomat amerikan të përfundojë vitin e tij të tretë të shërbimit në një kryeqytet të caktuar, Uashingtoni veç është duke përgatitur pasardhësin e tij.

    Nëse dëshira e Palmer nuk realizohet për të vazhduar karrierën e tij në Beograd, siç raportojnë burimet e “Novostit”, dy “caqet” e ardhshme janë Rumania ose Mali i Zi.

    Në gusht 2019, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo emëroi Palmer-in Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ndërsa gjatë shërbimit të tij, deri në 1999, ai ishte në dy detyra speciale në ambasadën e SHBA në Beograd.

    Për një kohë në karrierën e tij, ai ishte në varësi i Sekretares së Shtetit të atëhershëm të SHBA Madeleine Albright.

    Ai gjithashtu u njoftua me gruan e tij Danica në Beograd, ndërsa mediat malazeze atëherë kanë transmetuar deklaratën e tij se Danica, mbiemri i vajzërisë së të cilës është Damjanoviq, ka rrënjë në Malin e Zi dhe se ata kanë një shtëpi afër Tivarit.

    Palmer ishte një nga më meritorët për vendimin e Izraelit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën në fillim të shkurtit, për të cilin ai loboi ashpër në Tel Aviv përmes kanaleve të tij.

    Ky zyrtar amerikan është autor i disa romaneve thriller në të cilët diplomatët janë personazhet kryesore, dhe tema i njërit prej tyre, “Ujku nga Sarajeva”, është vendosur në kryeqytetin e BeH.

    Përndryshe, ai flet serbisht, greqisht dhe japonisht.

    Ai shumë shpejtë do ta vizitojë Beogradin, dhe gjatë kësaj vizite, siç pritet, do t’i bëjë të qartë udhëheqjes së Serbisë pritjet e administratës së re në Uashington në lidhje me rezultatin e dialogut me Kosovën, dmth që Serbia duhet ta njohë Kosovën./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark