×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Përsëri në lojë modeli i “dy Gjermanive”

    Insajderi
    03 June 2021 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, sipas një modeli që do të ishte i ngjashëm me marrëdhëniet e mëparshme midis dy Gjermanive, është përsëri në qendër të vëmendjes sepse Perëndimi e ka kuptuar që presidenti serb Aleksandar Vuçiq “nuk do të pajtohet me njohjen zyrtare të Kosovës”, shkruan gazeta serbe “Danas”, “duke iu referuar burimit të saj nga qarqet diplomatike perëndimore”.

    Kështu ka deklaruar “burimi i gazetës”, duke komentuar “shatle-diplomacinë” aktuale të përfaqësuesve të BE dhe SHBA të ngarkuar me dialogun për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer, dhe mesazhet e shpeshta të Vuçiqit se po rritet presioni ndaj autoriteteve serbe në kontekstin e Kosovës.

    Sipas informacionit jozyrtar, “ajo që është rishfaqur këto muaj si ide e anëtarëve më me ndikim të BE, kryesisht Francës dhe Gjermanisë, është që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të rregullohen në mënyrë që autoritetet serbe të mos anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

    Siç pretendon “burimi” i gazetë serbe, “ndryshe nga Serbia, e cila është e njohur ndërkombëtarisht si shtet dhe ka ambasadorin e vet në KB, përfaqësuesi diplomatik i Kosovës nuk do të quhej ambasador dhe Serbia nuk do të duhej ta fshinte Kosovën nga harta si pjesë e territori i saj, ashtu siç paraqiste ish-Gjermania Perëndimore ish-Gjermaninë Lindore si pjesë të një shteti të vetëm gjerman”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark