Mediume të ndryshme serbe kanë raportuar të premten se Serbia tashmë ka marrë ftesën për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor.
Për gjoja marrjen e kësaj ftese ka raportuar edhe B92.
Në listën e publikuar më herët, Kosova, Serbia dhe Bosnja ishim tre shtetet e Ballkanit që s’ishin ftuar në Samit. Ndërkaq, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia ishin pjesë e listës së publikuar nga mediumi “Politico”.
SHBA-ja, në një reagim përmes ambasadës në Prishtinë, patën thënë se në këtë samit “nuk mund të akomodohen të gjithë partnerët”.