Mediat serbe: Linja hekurudhore Mitrovicë – Beograd lëshohet nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Linja hekurudhore Mitrovicë – Beograd lëshohet nesër

    Insajderi
    13 January 2017 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan që udhëtimi promovues i linjës hekurudhore Beograd- Mitrovicë, do të organizohet nesër me nisje nga stacioni hekurudhor kryesor në Beograd për në Mitrovicë.

    Kjo linje është iniciuar nga e ashtuquajtura Zyra e Serbisë për Kosove, përderisa Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ditën e enjte e ka  quajtur të jashtëligjshme lëshimin e  kësaj linje.

    Sipas Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës  i vetmi autoritet përgjegjës për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës.

    “Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH)”, thuhej në njoftimin e ARH-se. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark