Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë biseduar sot përmes telefonit për vizitat që i ka bërë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini.
Siç njofton Qeveria e Serbisë, përcjell Tanjug, Thaçi dhe Vuçiq, kanë biseduar për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së Federica Moghernit.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se kanë pasur një bisedë dhe kanë konsideruar se dialogu në mes të dy palëve është thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Gjithashtu gjatë kësaj bisede theksua nevoja për angazhim të përbashkët për të zbatuar marrëveshjen në Bruksel./Insajderi.com