×
  • Sport
  • Euro 2024

    Mediat spanjolle paralajmërojnë një lajm të keq për Mirlind Dakun

    Insajderi
    21 June 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata ombrellë e futbollit evropian UEFA njoftoi të premten se ka nisur hetime për sjelljen e tifozëve në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë.

    UEFA po heton thirrjet anti-serbe, të cilat dyshohet se kanë përfshirë tifozë të të dyja skuadrave.

    Nën hetim është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili pas ndeshjes ka marrë megafonin dhe ka brohoritur: “Të q*** shk***, q*** maqedonët”.

    Federata Serbe e Futbollit reagoi ashpër dhe i dërgoi një letër UEFA-s duke kërkuar dënime të rëndë për të gjithë të përfshirët.

    UEFA ka njoftuar se do të marrë një vendim dhe gazeta spanjolle AS pretendon se verdikti do të ndodhë në orët në vijim dhe se dënimet do të jenë “të ashpra”.

    Nuk përjashtohet që vendimet të mësohen gjatë së shtunës.

    E njëjta media spanjolle shkruan se të dyja federatat, ajo shqiptare dhe ajo kroate, mund të marrin gjoba të konsiderueshme.

    Sipas spanjollëve, Daku mund të dënohet me përjashtim nga ndeshjet e Evropianit dhe “pothuajse me siguri do të mungojë në ndeshjen kundër Spanjës të hënën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark