Mediat turke publikojnë “selfie” të dyshuarit si autor i sulmit të Stambollit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mediat turke publikojnë “selfie” të dyshuarit si autor i sulmit të Stambollit

    Insajderi
    03 January 2017 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat turke kanë publikuar një “selfie” me video të personit që thonë se është autori i sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku vranë 39 njerëz, transmeton Reuters.

    Transmetimi i kësaj video në televizionet turke të martën e tregon personin e dyshuar të sulmit që e filmon vetën në sheshin Taksim. Nuk është e qartë ende nëse kjo video është filmuar para apo pas sulmit të natës së Vitit të Ri, në klubin e natës, Reina.

    Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përsipër sulmin, ndërsa autori i dyshuar i sulmit që është ende në arrati, ende nuk është identifikuar.

    Disa raportime mediale thonë se personi besohet se vjen nga një prej vendeve të Azisë Qëndrore.

    Gazeta “Haber” shkruan se personi me gjasë është pjesë e minoritetit mysliman ujgur të Kinës.

    Ai besohet të ketë shkruar në qytetin Konya të Turqisë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Familja e tij është arrestuar nga policia turke.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark