Dy persona, të cilët dyshohen se janë militantë kurdë, kanë kryer sulm vetëvrasës në një zonë afër Ankarasë, pasi që ishin zënë nga policia të cilët kërkonin dorëzimin nga ta.
Militantët besohen se janë një burrë dhe një grua, ndërsa një person tjetër është në kërkim.
Siç njofton Reuters duke iu referuar medieve turke, grupi prej këtyre tre personave besohet se kanë pasur në posedim rreth 200 kilogramë eksplozivë.
Sipas agjencisë Anadolu, të dy sulmuesit kanë planifikuar që të kryejnë një sulm me bomba përmes veturave./Insajderi.com