Mediet kroate kujtojnë kohën kur Serbia dëboi kroatët nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet kroate kujtojnë kohën kur Serbia dëboi kroatët nga Kosova

    Insajderi
    26 February 2017 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    24 vjet më parë, më 26 shkurt 1993 për shkak të trysnive të mëdha të regjimit të Sllobodan Millosheviqit u dëbuan kroatët nga Kosova, respektivisht nga Janjeva.

    Mbi dyqind familje kishin ikur vetëm atë ditë nga Janjeva.

    Në vitet e ’90 të shekullit të kaluar banorët e Janjevës kanë përjetuar disa valë të persekutimit nga shteti i Serbisë, duke përfshirë kroatët e tjerë të Kosovës nga vendet si; Letnicë, Vrnez, Vrnavokolo, Shashare, Zagragjë dhe Veselicë, shkruan zëri.info

    Pas persekutimit të viteve 1990, kroatët nga Janjeva janë shpërngulur në Kroaci. Nga 10.000 kroatët e shpërngulur me dhunë nga ana e serbëve, në Janjevë kanë mbetur 300 kroatë, ndërsa 50 të tjerë në Letnicë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark