Mediet ndërkombëtare paralajmërojnë kthimin e Lavdrim Muhaxherit në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet ndërkombëtare paralajmërojnë kthimin e Lavdrim Muhaxherit në Kosovë

    Insajderi
    04 January 2017 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjenerali shqiptar i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri, thuhet se është kthyer në Evropë bashkë me 400 ushtarët e tij më të besuar, duke ikur nga zona e luftës në Siri.

    Shërbimet inteligjente italiane thonë se ish-punëtori i NATO-së, Lavdrim Muhaxheri dhe ushtarët e tij janë mes mijëra personave që kanë ikur pas humbjeve të betejave të ISIS-it në Siri.

    Shumica e luftëtarëve besohet se janë maskuar si refugjatë për t’i kaluar kufijtë dhe për t’u futur në Evropë pa u identifikuar.

    Muhaxheri, ndryshe i njohur si Abu Abdullah al Kosova, nuk është vetëm lider shqiptar i ISIS-it, por edhe një ndër figurat më publike, duke u njohur si rekrutues i një numri të madh të xhihadistëve të huaj.

    Ai kishte shkuar në Siri në vitin 2012, dhe qysh atëherë është shfaqur në shumë video propagandistike, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen xhihadit, e gjithashtu ka publikuar fotografi duke ia hequr kokën një mashkulli.

    Veç kësaj, ai ka publikuar edhe një video ku shihet duke e vrarë me granatahedhës një të burgosur.

    Me 24 shtator të vitit 2014, Departamenti i ShBA-së e kishte kategorizuar Muhaxherin si terrorist global.

    Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë./DailyMail/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark