Mediet ruse: Demagogjia e Thaçit që Spanja ta njohë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet ruse: Demagogjia e Thaçit që Spanja ta njohë Kosovën

    Insajderi
    03 July 2016 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se pas daljes së Britanisë nga BE-ja, do të përshpejtojë të gjithë anëtarët e BE-së dhe mbi të gjitha Spanjën që ta njohin republikën e vetëshpallur. Kështu e ka cituar Thaçin agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

    Madje, idenë e presidentit Thaçi kjo agjenci i ka quajtur edhe si “një demagogji politike që nuk përshtatet aspak me realitetin”.

    “Spanja ka Kosovën e saj, Kataloninë, e cila kërkon pavarësinë nga shteti spanjoll dhe se gjithashtu z.Thaçi shpreson se Brexit do të ndikojë në zgjimin e separatistëve në Skoci”, ka thënë për Sputnik, Milan Igrutinoviq, një hulumtues në Institutin për Studime Evropiane, duke shtuar se fjalët e Thaçit janë “fjalë në ajër dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin”.

    “Spanja nuk do të ndryshojë qëndrimin karshi Kosovës për shkak të Katalonisë. Me fjalë të tjera, Spanja nuk do të njohë asnjë vend që e vetë-shpall pavarësinë”, ka shtuar Igrutinoviq.

    “Sa për Skocinë, atje nuk do të ndodh ndonjë referendum pa pëlqimin e Londrës zyrtare”, tha ndër të tjera Milan Igrutinoviv. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark