Mediumi rus sqaroi se arsyet për këtë shpërngulje të shqiptarëve janë “mungesa e parave dhe qëllimi i shqiptarëve për tu zgjeruar edhe jashtë vijës administrative të Kosovës”.
Nga viti 2010 deri më 2015, shqiptarët nga Kosova kanë blerë në masë të madhe apartamente, prona dhe toka të punueshme në Nish, Leskoc, Vranjë apo Kurshumli. Ky fenomen është ndaluar tashmë, por raporti thotë se fshatrat në këto komuna janë ende objektivë të sekserëve shqiptarë.
Sipas B92, shqiptarët janë më të interesuar për zonën e Vranjës, përgjatë kufirit komunal me Bujanocin dhe Toplicën – në fjalë të tjera më afër kufirit administrativ me Kosovën.
“Megjithatë, ekzistonte një mani një kohë në qytetin e Nishit, ku, sipas të dhënave jozyrtare për tre vitet e fundit, rreth 1.500 shqiptarë kanë blerë apartamente, ndërkohë që kjo shifër ka arritur deri në 11,000 në rajonin e gjërë të Nishit” shkruan Sputnik, por vë në dukje se “nuk ka të dhëna zyrtare të sakta mbi atë se sa shqiptarë nga Kosova kanë blerë toka, në jug të Serbisë, dhe ku”.
Sputnik shkruan se ky interes në pronën e serbëve në jug të Serbisë ka qenë i lidhur me synimin e shqiptarëve për të zgjeruar kufijtë administrativ të Kosovës në pjesë të tjera të Serbisë, duke cituar gazetarët lokalë të kenë thënë se “çdo gjë është duke u zhvilluar në heshtje, ndërsa shqipja po dëgjohet në masë të madhe në Serbinë Jugore”.
Sipas raportit, qytetarët në këto pjesë të vendit “jetojnë në frikë se për shkak të rritjes së fluksit të shqiptarëve nga Kosova edhe ata do të vuajnë fatin e serbëve të Kosovës.”
“Banorët serbë të kësaj zone besojnë se serbët vendosin t’ua shesin shtëpitë e tyre shqiptarëve, sepse këto komuna janë ndër më të varfrat në Serbi. Për këtë arsye, ata janë të bindur se do të ketë gjithnjë e më shumë shqiptarë në të ardhmen në këto fusha, dhe gjithnjë e më pak serbë”, përfundon Sputnik. /Insajderi.com