Mediet serbe: ‘Klani Haradinaj’ kontrabandoi armë nga Serbia, reagon Haradinaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet serbe: ‘Klani Haradinaj’ kontrabandoi armë nga Serbia, reagon Haradinaj

    Insajderi
    29 November 2016 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimeve në mediet serbe në Beograd, të cilat e kanë apostrofuar emrin e tij si kontrabandist të armeve nga Serbia.

    Gazeta serbe Blic, duke u thirrur në burimet e veta brenda shërbimeve të sigurisë, shkruan se “të premten e kaluar është kontrabanduar një ngarkesë me armë nga klani i Ramush Haradinajt”.

    Sipas kësaj gazete, ngarkesa përmbante 1200 copë pushkë të shkurtra automatike dhe një numër të armëve të lehta.

    Por, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një reagim në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se pretendime të tilla i kanë rrënjët në Moskë.

    “Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër personalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje për tregti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi”, ka shkruar Haradinaj.

    “Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njëjta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj. Këtë herë nuk më ndalin dot!”, ka përfunduar ai./Insajderi.com

    haradinajt-650x358


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark