Mediet serbe: Rama dëshiron “një komb, një ëndërr” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediet serbe: Rama dëshiron “një komb, një ëndërr”

    Insajderi
    03 June 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fraza e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët në mes të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, “një komb, një ëndërr”, ka tërhequr vëmendjen e medieve serbe të cilat kanë shkruar menjëherë pas përfundimit të takimit në Prishtinë.

    Mediumi serb “B92” thekson frazën e Ramës në titull të artikullit të saj për këtë mbledhje: “Rama shkon për ‘një komb, një ëndërr’, përpara takimit të përbashkët”. Në artikullin e këtij mediumi serb gjithashtu përmendet edhe mbledhja e kaluar e dy qeverive e mbajtur në Prizren gjatë janarit të viti 2014.

    edi

    Të njëjtën pikëpamje takimit të dy qeverive – kosovare dhe shqiptare – ia jep edhe mediumi tjetër nga shteti fqinj, “Tanjug”, të cilët parafrazojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama: “Shqipëria dhe Kosova kanë një ëndërr të përbashkët”.

    Kjo nuk është hera e parë që me komentet e tij për Kosovën kryeministri shqiptar bëhet subjekt i përfolur në Serbi. /Insajderi.com

    tanjug


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark