×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mediumi amerikan: Aleatët e Trumpit shtyjnë Richard Grenellin për Sekretar të Shtetit

    Insajderi
    10 November 2024 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas kësaj, mediumet prestigjioze ndërkombëtare filluan të merren me atë se kush do ta përbëjë kabinetin e presidentit Trump.

    Emri më i përfolur për Sekretar të Shtetit është ai i ambasadorit Richard Grenell.

    Ish-këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien, në llogarinë e tij në X e ka konfirmuar se emrat që po shqyrtohen për pozitën e Sekretarit të Shtetit janë Richard Grenell, Marko Rubio dhe Bill Hagerty.

    Mediumi amerikan “Realclearpolitics“, ka publikuar një shkrim të gjatë dhe ka treguar përse Richard Grenell i ka mundësitë më të mëdha për ta marrë këtë pozitë.

    Ata po ashtu kanë intervistuar edhe disa senatorë republikanë të cilët e kanë mbështetur fuqishëm kandidaturën e Richard Grenell për pozitën e Sekretarit të Shtetit.

    “Aleatët e Trump shtyjnë Richard Grenellin për Sekretar Shteti”, është titulli i mediumit amerikan ku në hollësi tregon për rolin e ambasadorit Grenell.

    Aleatët e Donald Trump po inkurajojnë presidentin e zgjedhur që të shfrytëzojë sa më shumë atë që ai e përshkroi si “një mandat të paprecedent dhe të fuqishëm”, duke emëruar një diplomat të fuqishëm për të shërbyer si sekretar i tij i shtetit.

    Grenell është ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani, i cili ka shërbyer më parë si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe karakteristika kryesore e të cilit është një përkushtim i pavdekshëm ndaj Trump.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark