Mediumi amerikan: Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mediumi amerikan: Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

    Insajderi
    25 February 2025 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshimet e qëndrimeve në administratën e re amerikane ndaj Ukrainës, kanë bërë që shtetet evropiane të riplanifikojnë angazhimin e tyre ndaj Kievit.

    Në mesin e vendeve që po shqetësohen për vendin që nisi së pushtuari më 2022 nga Rusia, është Italia.

    Qeveria e këtij vendi madje ka propozuar një forcë ushtarake të ngjashme me atë të Kosovës, KFOR.

    “Një zgjidhje për Ukrainën mbi modelin e forcës së Kosovës, të themi një mision të OKB-së, por të udhëhequr nga NATO”.

    Kjo është hipoteza që qeveria italiane po e mendon në negociatat dialoguese të nisura mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, shkruan “Huffingtonpost.it”.

    Ky medium shkruan më tej se Nënsekretari i Presidencës së Këshillit të Ministrave në Qeverinë e Italisë, Giovanbattista Fazzolari, ka sqaruar kriteret udhëzuese nga të cilat do të frymëzohet qeveria në Romë për hapat e ardhshëm.

    “Një samit ndërqeveritar do të mblidhet në Londër më 2 mars për të studiuar krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe do të ndahet për shpenzimet në rritje të mbrojtjes”, thuhet në raportim.

    Ndërkaq, për sa i përket dërgimit të ushtarëve para arritjes së marrëveshjes për paqe, qeveria në Romë thotë se “kjo nuk është në agjendën e sotme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark