Franco Foda, trajneri gjerman, është nga emrat më të përfolur të mundshëm që ta marrë drejtimin e Kombëtares së Futboll.
Mediumi austriak ‘Salzburger Nachrichten’ citon Fodën të ketë thënë se është gati për një detyrë të re, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo deklaratë e tij vjen pas takimit me krerët e FFK’së.
Sipas këtij mediumi, vendimi përfundimtar pritet të vijë në ditët në vijim.
Trajneri gjerman ka një karrierë të bujshme, I cili ka udhëhequr për 10 vite në tre periudha të ndryshme te Sturm Graz në Austri. Ai për një vit ka udhëhequr edhe skuadrën e madhe gjermane Kaiserslautern.
Foda ishte edhe pjesë e ekipit zviceran Zurich, ku qëndroi atje për vetëm dy muaj. /Insajderi.org/